Categories Lajme

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin.

Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Sudani. Sipas njoftimit zyrtar, ai ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një tjetër. 30-vjeçari dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

NJOFTIMI:

Vijojnë operacionet e Policisë për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me dhënien e ndihmës emigrantëve për kalimin e kufijve në mënyrë të kundërligjshme.
Në këtë kuadër, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari 2”, si rezultat i hetimeve dhe punës intensive operacionale për parandalimin dhe goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan, i cili dyshohet se ka ndihmuar, kundrejt përfitimit financiar, 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia në territorin e Shqipërisë, me destinacion përfundimtar një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, në qarkun e Korçës.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Greqisë.
Policia vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale për këto raste i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit

Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Publikoi në rrjete sociale të motrën gjysmë zhveshur/ Shtrohen në Psikiatri Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kur policia digjet në flakë, shteti fshihet pas zyrave

Kur Policia Digjet në Flakë, Shteti Fshihet Pas Zyrave. Duke marrë parasysh situatën e brendshme…

LEXO ME SHUME