Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 Safet Morina, rreth 60-vjeç, efektiv i uniformave blu në policinë e Shkodrës. Morina ishte infektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe të afërmit e Morinës në rrjetet sociale. Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.
Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i intubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën. Prej javësh tashmë situata me Covid 19 duket se është jashtë kontrollit, ku numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 205, ndërkohë që vetëm dje u shënuar 140 raste të reja me koronavirus


.
