Categories Lajme

Koronavirusi/ Silva Bino: Shpallja e emergjencës nga OBSH, jo masa ekstreme për Shqipërinë. Nuk jemi vend pritës

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino deklaroi sot se shpallja e emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH nuk do të thotë masa ekstreme për Shqipërinë.

Në mbledhjen e dytë të task-forcës, specialistja e shëndetit publik tha se Shqipëria nuk është vend pritës akoma dhe se situata do vlerësohet rast pas rasti.

“Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë sepse këtë e lidhin me ndalimin e tregtisë dhe të mallrave.

Nuk rekomandohet nga OBSH për momentin. Kjo ngjarje është me rëndësi ndërkombëtare sepse i ka tejkaluar kufijtë e Kinës. Ka prekur shumë vende të tjera të botës, përfshirë dhe vende në Evropë për këtë arsye vendet rrisin nivelin e masave.

Shpallja e kësaj gjendje ndërkombëtare nga OBSH dhe ekspertët bëhet që të rrisë fondet e saj, mbështetjen e saj për vende që kanë nevojë dhe natyrisht të rrisë çdo përpjekje në lidhje me kërkime, me identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, në lidhje me kërkimin shkencor e mbrojtjen në shkallë globale dhe të ndihmojë vendet që kanë sisteme shëndetësore të dobëta. Ne nuk jemi vend pritës akoma, situata do vlerësohet rast pas rasti.

Masat e kontrollit të infeksionit nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte por edhe për transportin e personave që do të dyshohen por natyrisht dhe masat e kontrollit në spitale.

Ne duhet të rrisim dhe përgjegjshmërinë e personelit shëndetësor për arsye se ata janë persona që rrezikohen. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por duhet të marrim masa”, deklaroi sot Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME