Categories Lajme

Korrupsioni në Hipotekë, përgjegjësja merr 200 mijë lekë për hartat

Fiks Fare denoncoi një skandal në zyrën e Hipotekës në Bilisht, ku një përgjegjëse i merr një qytetari 200 mijë lekë në zyrën e shtetit për t’i bërë aktet e ekspertimit për tokat që do regjistronte. Zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e Fiksit teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3 vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi. Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte.

Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit. Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi. Në atë kohë, Fiksi nuk arriti që të “kapë” përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat. Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë.

Por, disa muaj më pas, në Fiks Fare u ankua një tjetër banor i Bilishtit, i cili tha se prej tre vitesh sorollatet nga hipoteka. Gëzim Agastra thotë se ka shkuar disa herë në Hipotekën e Bilishtit, dhe pasi ka kaluar dy drejtorë, prona i del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra. “Kam takuar në Hipotekë një Valbona Beshi, që sot nuk e di ça është, a drejtoreshë a një gjë. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Më drejtuan fillimisht në Bashki, takova sekretaren. Në moment vjen kryebashkiaku dhe më thanë që inxhinier topograf, kur të na dërgoj Edi Rama, do t’i bëjmë falas. Unë një e kam bërë me një inxhinier nga Korça, është i licensuar. Këtë akt e bëra se më ka thnë Valbona Beshi, se desha të bashkoj pronat e babait” thotë Gëzimi.

Më tej shton se i kanë thënë që të mos lodhet kot. “Më thanë, jo 3 vjet, po 13 vjet, po është filanja atje bëji te i shoqi, e ka Gazi, Gazi Beshi. Zonja Valbona e ka burrë këtë. E hoqën e vunë, ka ngrënë drejtora sa të duash. Nuk e di, po ma zgjidhet ju si Fiks, s’ma zgjidhët këto që janë, do t’i vras fëmijët. Do zihen” përfundoi Gëzimi.

Pas ankesës, qytetari, bashkë me gazetarët e Fiksit shkuan në zyrën e Hipotekës dhe takuan zonjën Valbona, ku i thotë se ka mangut tokën. Ajo i thotë se duhen bërë skicat dhe do t’i rregullojë ajo të gjitha. I kërkon që të shkojë pas dy ose tre ditësh.

Qytetari shkon pas disa ditësh dhe përgjegjësja i thotë se këto skica mund të bëhen me inxhinierë dhe i thotë se duhet të bëjë disa akte. Ajo i thotë se këto skica bëjnë 200 mijë lekë. Qytetari i thotë te kush do t’i bëjë, ndërsa ajo i përgjegjet “te Gazi (bashkëshirti)”. Madje, i thotë se do i thojë ajo vetë, ndërsa bën edhe pazarin, ku 1 skicë bën 40 mijë lekë të vjetra. Ajo i merr numrin e telefonit dhe lënë një takim tjetër.

Fiksi shoqëron sërish qytetarin në zyrën e Hipotekës së Bilishtit, teksa në takimin e tretë qytetari i kërkon nëse i ka bërë apo jo këto skica. Ajo i përgjigjet se të gjitha skicat bëjnë 600 mijë lekë të vjetra. “S’ka pse vjen atje (bashkëshorti) tani i kam gati. Do t’i rregullojmë këto, pastaj kur të vish me datën 28 do t’i kesh gati” i thotë Valbona qytetarit.

Në takimin e katërt, të dy lënë takim për të nesërmen. Të nesërmern, qytetari shkoi në Hipotekë dhe ajo i la takim pas 45 minutash. Më pas, i jep dokumentet dhe orienton qytetarin që të bëjë një deklaratë personale te noteri. Qytetari e pyet përgjegjësen për koston e skicave të inxhinierit. “Katër që venë 200 (mijë)”, i thotë ajo. Qytetari i thotë se nga 50 ia llogariti dhe ajo i thotë që 1 ia ka lënë veç. Më pas, qytetari i numëron lekët, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (50 mijë lekëshe).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME