Categories Lajme

Kosova heq gjendjen e emergjencës shëndetësore me COVID-19

Kosova ka hequr sot (e mërkurë) gjendjen e emergjencës shëndetësore, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar se COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ku edhe u mor vendimi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk shohin më arsye për masa anti-COVID.

Vitia: Shpallëm fundin e emergjencës shëndetësore

“Sot në mbledhje të qeverisë miratuam vendimin ku shpallet fundi i emergjencës shëndetësore. MSh e propozoi këtë vendim pas rekomandimit të IKhPK-së dhe deklaratës së OBSh-së, të datës 5 maj të këtij viti, se ‘COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore’. Këto 1 mijë e 164 ditë të emergjencës së shëndettit u tejkaluan me shumë sakrifica e mbi të gjitha me vetëmohim nga shumëkush”, tha Vitia.

Ministri Vitia theksoi se, kjo sëmundje nuk është zhdukur, për çka tha se tashmë institucionet e shëndetësisë në vend tashmë aplikojnë masat e mbikëqyrjes për aq është e nevojshme.

I pari i shëndetësisë shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për bahskëpunimin e tyre me insitutucionet, duke thënë se falë kësaj Kosova ka arritur të evitojë shumë humbje të tjera fatale. Derisa në veçanti përmendi mantelbardhët, gazetarët dhe punonjës të tjerë të institucioneve të vendit.

Vitia: Falë bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet kemi parandaluar infeksione të shumta

“Marrë parasysh fragjilitetin e sistemit tonë shëndetësor, në atë kohë edhe mungesën e mjeteve bazike siç janë alkooli, dorezat dhe maskat, kjo ka qenë për ne shumë shqetësuese. Ne kemi qenë në kontakt me mekanizmat botëror vazhdimisht si me OBSh-në, dhe i kemi përshtatur konform situatës që ka qenë në Kosovë… Sinqerisht, bashkëpunimi i qytetarëve dhe vetëdija e tyre, unë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time, s’kemi parë asnjëherë një sfidë të tillë si pandemia COVID-19, dhe falë tyre është respektuar në mënyrë të tillë që mendoj se janë parandaluar shumë infeksione të cilat kishin qenë potenacialisht edhe me përfundim fatal”, tha Vitia.

Ndërsa në 24-orët e fundit, një person ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. /KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME