Categories Lajme

KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut/ Rama: Institucionet janë institucione (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, pas përfundimit të mbledhjes me rajonin e Veriut.

‘Institucionet janë institucione”, tha kreu i qeverisë pa dashur të japë më shumë komente.

Me 5 vota pro, anëtarët e KQZ, duke marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar arrestimin e më pas hetimin nga autoritet greke.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në kuadër të përmbushjes së Reformës Zgjedhore do bëhen ndryshime për të rritur kontrollin mbi të dhënat e kandidatëve. Kryeministri tha se kush gënjen në formularin e dekriminalizimit do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandididati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME