Categories Lajme

Kreu i familjes u ekzekutua nga RENEA, gruaja dhe djali japin dëshmitë e para

Ngjarja e orëve të para të së shtunës në Maliq ende vijon të jetë nën hetim, ku Ramiz Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij.

62-vjeçari, i cili vuante nga shëndeti mendor sulmoi me armë edhe policinë, duke shkaktuar panik në fshat. Pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarit është e stabilizuar.

Dy të plagosurit, nënë e bir që u sulmuan nga kryefamiljari Ramiz Mucollari tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin 62 vjeç të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar.

Në diskutim e sipër, Ramiz Muçollari e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkatura plagë në pjesë e këmbës.

Në sherr ka ndërhyrë edhe djali i tyre, Kamber Muçollari 27 vjeç ku edhe ky i fundit është sulmuar nga babai i tij, duke marrë plagë në pjesën e kokës. 62-vjeçari Ramiz Mucollari e ka goditur me pjesë e pasme të mitralozit, djalin e tij. Pas plagëve të marra ata kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur uniformat blu, gjendja shëndetësore e 62-vjeçarit është përkeqësuar, pasi ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej vazhdimisht me medikamente. Sapo kanë arritur policia ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre duke mos pranuar të dorëzohet.

Pas disa orë negociatash, forcat e rendit janë tërhequr, pa sukses, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e njësisë speciale RENEA. Edhe këtë të fundit kanë tentuar ta bindin 62-vjeçarin të dorëzohet, por sërish ka qenë i pamundur komunikimi pasi janë përballur me breshëri plumbash. Përballë një situate të tillë dhe frikës së lëndimeve të qytetarëve të pafajshëm, ata iu kundërpërgjigjen me armë duke e lënë të vdekur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME