Categories Lajme

Kreu i Sindikatës së Policisë: Uniformave blu u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policëve bëri një denoncim të fortë në studion e E-ZONE, kur tha se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet të vendosin sa më shumë gjoba ndaj qytetarëve.

“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta në Vizion Plus

Sipas tij kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.

Fishta i bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME