Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje në qytetin e Librazhdit, ku burri masakroi gruan me thikë duke e gjymtuar. Bazuar te burimet nga policia është mësuar kronologjinë e ngjarjes së rëndë dhe detaje tronditëse.
Çifti Daut Gjokola 53 vjeç dhe Luljeta Gjokola 49 vjeçe rreth orës 22:30 është kthyer në shtëpi pas xhiros së mbrëmjes krejt normalisht, ndërsa djali i tyre ka mbërritur në banesë pak pas tyre. Pak miunta pasi janë futur në banesë, mes çiftit ka nisur një debat që ka agravuar në tone të larta, më pas burri e ka masakruar gruan me thikë duke e copëtuar, i ka prerë gjymtyrët.
Përballë kësaj situatë djali ka ndërhyjë me shpejtësi por ka qenë e kotë, ndërsa në gjendje të rënduar është drejtuar për ndihmë te fqinjët, por i ka rënë të fikët. Sipas dëshmive, 53-vjeçari me thikë në dorë dalë jashtë kontrollit dhe ulërinte.
Policia ka mbërritur duke e arrestuar në flagrancë burrin, por në momentin që po prisnin për të ardhur grupi për ta shoqëruar, Daut Gjokola u ka shpëtuar duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit me pranga në duar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Çifti Gjokola ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç. Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në banesën e tyre në qendër të qytetit të Librazhdit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, teksa po merr administron dëshminë e të afërmeve të çiftit./shqiptarja.com