Categories Lajme

Kryeparlamentari grek: Punojmë për të përballuar nacionalizmin e disa qarqeve në Shqipëri

Kryetari i parlamentit grek ka deklaruar se Athina po punon për të përballuar “dogmat nacionaliste të disa qarqeve në Shqipëri”.

Ky pohim përfshihet në reagimin e kryeparlamentarit grek ndaj propozimit të ministrit të mbrojtjes Kammenos, për krijimin e një “boshti stabiliteti” në rajon, që do të shmangte veç të tjerash penetrimin e Rusisë në Ballkan.

Kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis, shprehu “befasimin dhe habinë” e tij ndaj propozimit të ministrit të Mbrojtjes.

“Pres që Kammenos të japë shpjegime të mëtejshme që të kuptojmë se çfarë do të thotë. Vlerësoj se kjo është gabim nga çdo pikëpamje”, tha kryeparlamentari grek dhe vazhdoi:

“Ne për vite të tëra po punojmë për bashkëpunimin dhe zhvillimin në Ballkan dhe hapjen e rrugëve për një pjesëmarrje të barazvlershme në BE. Jemi kundër krijimit të boshteve, pikërisht që të përballojmë qoftë dogmat dhe stereotipet nacionaliste nga ana e disa qarqeve në Shqipëri, qoftë penetrimin në Ballkan që orvatet kohë pas kohe të bëjë udhëheqja turke. Punojmë që të mos ekzistojnë dhe të mos krijohen boshte të tilla”.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos diskutoi me nënsekretarin Amerikan të Shtetit, Wes Mitchell, idenë për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve fqinje, që do të shërbejë si barrierë ndaj rrezikut rus në Ballkan. Kammenos tha se në këtë mënyrë do të garantohej edhe stabiliteti i Maqedonisë, duke e shtyrë për të ardhmen zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin midis Athinës dhe Shkupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME