Categories Lajme

Kthimi i lekëve të profesionistëve, tatimet: Verifikoni llogaritë deri në 10 dhjetor

Për herë të parë administrata tatimore do të kthejë brenda muajit dhjetor 500 milion lekë në llogaritë e bizneseve, si pasojë e një ligji të shpallur antikushtetues.

Tatimet kërkojnë dhe apelojnë ndaj tatimpaguesve që të verifikojnë llogaritë e tyre bankare, në mënyrë që të shmangin çdo paqartësi në kthimin e parave.

“Është shumë e rëndësishme për ne, që deri në datën 10 dhjetor çdo tatimpagues të mund të verifikojë llogaritë bankare në lek, ti përditësojë të dhënat në portalin E-filing, në mënyrë që të mos ketë vonesa në kthimin e fondeve. Ata që i kanë të sakta këto të dhëna nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë veprim tjetër, pasi është tashmë detyra jonë për të rimbursuar paratë e paguara”, tha Rozana Çelmeta nga administrata tatimore gjatë një intervistë për Vizon Plus.

Në total janë rreth 6500 tatimpagues që do të marrin paratë e paguara. Por ka dhe një veprim të dytë që do të bëjnë tatimet.

“Përveç rimbursimit të parave, ne do të anulojmë dhe çdo detyrim të lindur nga ligji, por që nuk është paguar. Ky veprim bën që bizneset të mos shpallen debitor në tatimet”, tha Çelmeta.

Por çfarë ndodh nëse paratë nuk ndahen brenda muajit dhjetor?

“Ne kemi si afat datën 30 dhjetor për të përfunduar këtë proces, por nëse kjo nuk ndodh për disa tatimpagues, për arsye paqartësie të të dhënave bankare fondet nuk digjen, por do të përfundojë ky proces edhe në vitin pasardhës”, sqaroi Çelmeta.

Qeveria u detyrua që të vendosë të kthejë paratë e parapaguara nga bizneset, për një ligj që Gjykata Kushtuese e shpalli antikushtetues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME