Categories Lajme

Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, prangoset organizatorja nga Armenia (VIDEO)

Goditet një rast prostitucioni. Gjatë një operacioni në Durrës janë zbuluar dy apartamente me qira në zonën e Vollgës dhe në zonën e Plazhit që ishin kthyer në ‘fole’ prostitucioni.

Në pranga është vënë një shtetase nga Armenia, organizatore, si dhe është proceduar penalisht edhe një shtetase nga Peruja për prostitucion. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 shqiptarë për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 42-vjeçari në Fier që dyshohet se tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi magazinonte ilaçe të ndryshme pa faturë tatimore dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë

Në vend ka nisur numërimi i shpendëve të ujit. Prej dy ditësh  në  lagunën e …

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 17 janar 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tatimet zbresin në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se duke nisur nga 16 janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim nga Britania për trafik droge, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Në vijim të kontrolleve të kryera mbi bazën e informacionit operativ për kapjen e personave…

LEXO ME SHUME