Categories Bota, Lajme

Kundër fishekzjarreve, mbi 1 mln australianë kërkojnë anulimin e traditës

Për shkak të spektaklit të fishekzjarrëve, Harbour Bridge është një ndër asetet më të rëndësishme turistike në Australi. Mijëra njerëz prenotojnë biletën për të qëndruar në vijën e parë për të shijuar hedhjen e fishekzjarrëve në datën 31 Dhjetor që janë më të famshmet në të gjithë botën.

Po ndryshe nga vitet e tjera, kur magjia e fishekzjarrëve mahnit këdo, viti 2020 mund të pritet pa këtë spektakël. Të paktën kështu mendojnë mbi 1 milion njerëz, që i janë drejtuar me një peticion qeverisë, për të anuluar fishekzjarret në Harbour Bridge. Ata kërkojnë që paratë e spektaklit të shkojnë për të fikur zjarret që po shkatërrojnë prej muajsh Australinë, në shumë rajone.

Ideja për ta përdorur Urën e Sidnejit si spektaklin e fishekzjarreve nisi në vitin 1995 dhe çdo vit më pas ky atraksion është emblema e pritjes së Vitit të Ri. Ajo u transmetua për herë të parë në televizor në 31 dhjetor 1995 dhe i gjithë spektakli zgjati plot 23 minuta përfshirë edhe Kullën e Sidnejit.

Pas vitit 1995 hedhja e fishekzjarrëve u bë njëherë tek Kopshti Botanik dhe njëherë tjetër tek Opera e qytetit më e bukura për sa i përket planimetrisë . Por më pas do të ishte Komiteti i Sidnejit, i cili do të vendoste se ura Harbour Bridge do të ishte kryesorja ku të gjitha evenimentet, por edhe festat si Krishtlindjet dhe Viti i Ri do të organizoheshin vetëm në këtë urë.

Për çdo vit hedhja e fishekzjarrëve bëhej me një temë të caktuar si për shembull: Fytyra e Buzëqeshur, Shpirti i botës, Krijimi i Diellit si edhe për vitin që do të vijë “Energjia e Sidnejit” etj.

Por këtë vit spektakli duket një luks për shumë njerëz, pasi vendi po përballet me një emergjencë me përmasa historike për shkak të zjarreve shkatërruese. Temperaturat e larta mbi 40 gradë po i përhapin në mënyrë të frikshme flakët dhe situata pritet të përkeqësohet më tej për shkak se Australia po përjeton një prej thatësirave të mëdha. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, 22 lopë e viça të djegur (Detaje)

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Selenicë, duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhoma e Avokatisë Vlorë: Centralizimi ka sjellë vonesa, të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Shkurt 2026

Dashi Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të ndiheni gati për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie zjarr në një stallë në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë, në Bashkinë e Selenicë. Zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zero siguri te “FiBank”! 58-vjeçari frikësoi klientët dhe grabiti 20 mln lekë, arrestohet (Pamje)

“FiBank” është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15. Banka e…

LEXO ME SHUME