Categories Kuriozitete

​Djali i saj e quajti të shëndoshë, gruaja merr vendimin drastik

​Një 35 vjeçare nga Dakota e Veriut u ndje shumë keq kur djali i saj e quajti të shëndoshë. Ajo ka treguar se në shkollë ishte gjithmonë “shoqja e shëmtuar dhe e shëndoshë”, ndërkohë që vajzat e tjera ishin të dobëta dhe të bukura.

Gjatë shtatzënisë së saj të parë, në vitin 2004, ajo shtoi rreth 25 kilogram të tjera. “Justifikohesha me faktin se isha shtatzënë që të haja dhe  të pija çfarë të doja, asokohe isha vetëm 18 vjeç. Që prej asaj kohe në çdo shtatzëni unë shtoja peshë.

Në shtatzëninë e tretë isha gati 140 kilogram, ishte shtatzënia ime më ë vështirë dhe doktori më tha se nuk duhet të shtoja peshë”,- u shpreh ajo. Djalin e tretë si pasojë e presionit të lartë të gjakut ajo e lindi 3 javë më herët. Dukej gjigante, nuk dilte jashtë dhe vishte rroba të gjëra.

“Një ditë, djali im i dytë po bënte shaka me mua duke më quajtur të shëndoshë dhe qeshte me këtë gjë. E kisha pranuar peshën time, por të dëgjoja që djali im, që më donte po qeshte me atë gjë, për mua ishte vendimtare”,-tha ajo. Ajo kreu një operacion për ngushtim stomaku, filloi dietën e shëndetshme dhe palestrën. Tashmë trupi i saj është në përmasat e duhura dhe gjithashtu vetëbesimi i saj është rritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME