Një adoleshent është filmuar duke bërë “stërvitje” i varur në një prej stacioneve më të larta të energjisë në Europë. 19-vjeçari Adam Lockwood shihet teksa qëndron i varur në një tra lart në stacionin e energjisë Plomin (340 metra) në Kroaci. Djali i guximshëm nga Manchester varet dhe për disa sekonda rrotullohet ndërsa dëgjohet duke thënë “Unë po rrotullohem….shikojeni”. Më pas, duke u mbajtur me të dyja duart, ai bën disa ushtrime ulje-ngritje.
Categories
Kuriozitete