Kuriozitete

19-vjeçari na prezanton me familjen e tij të veçantë/ Ka 1 baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra

Historia e një 19-vjeçari ka habitur një botë të tërë. Merlin Blackmore  ka një baba, 27 “nëna dhe 149 vëllezër e motra. E gjitha në fakt ka ndodhur nga fakti se ai është lindur e rritur në një sekt mormon fundamentalist në Kanada. I riu është ndërgjegjësuar për veçantinë e familjes së tij vetëm në moshën 16-vjeçare, kur dhe u regjistrua në një shkollë publike.

Tanimë që ka braktisur sektin dhe është zhvendosur në SHBA, i riu ka ndarë eksperiencën e tij në “Tik Tok”.  “Në shkollë të mesme mësonim ligjet e vendit dhe zbulova ligjin kundër poligamisë, në një kapitull të tërë që i ishte dedikuar familjes sime“, tregon ai.

Përtej këtij fakti, i riu nuk ndihet i zemëruar nga i ati, Uiston Blackmor, 64-vjeç, që në vitin 2017-ë u dënua me 6 muaj burg. Ndër të tjera Merlni tregoi se ka shtatë vëllezër gjaku, të lindur nga të njëjtët prindër. Ndërsa me 142 të tjerët ndan të atin. Më të moshuarit janë tani mbi 40-ata, ndërsa më i vogli nuk ka mbushur ende një vjeç.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close