Kuriozitete

19-vjeçari tregon si është të jesh pjesë e një familjeje gjigante, 150 vëllezër e motra dhe 27 nëna

150 fëmijë dhe 27 gra. Një familje rekord ajo e Winston Blackmore, 64 vjeç, i cili jeton në Kanada. Një nga shumë fëmijët, Merlin, 19 vjeç, tregoi se si është të rritesh në një familje të tillë në llogarinë e tij në TikTok. Nga 27 nënat, vetëm 22 kanë pasur fëmijë me Winston, ndërsa 16 mbetën të martuara me të, siç tregon Merlin. Djali ka shtatë vëllezër e motra të lindur nga të njëjtët prindër, ndërsa 142 të tjerët i ka vetëm nga ana e të atit.

Komuniteti është aq i madh sa fëmijët kanë shkollën e tyre. Si i quan ai nënat? Merlin thotë se nënën e tij biologjike ai e quan “mami”, ndërsa për të tjerat ai përdor “nënë + emrin e saj”.

I ati, në vitin 2017, u dënua me 6 muaj për poligami. Merlin sot nuk ka më marrëdhënie me të, ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka vendosur të tregojë historinë e tij në internet: “Kam dëshirë të flas për të për vite me radhë, tani jam në gjendje ta bëj. Bota do ta dijë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close