Categories Kuriozitete

38 martirët pranuan pushkatimin përkundrejt besimit në fe

Në ditën e Krishtlindjeve një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe klerikëve martirë, të cilët dhanë jetën e tyre në këmbim të besimit në Zot. 38 martirë të klerit katolik u pushkatuan nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974. Ata u shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.

Besimi ka mbizotëruar përherë në popullin shqiptar. Edhe në kohën e komunizmit, i ka mbijetuar torturave dhe persekutimit të asaj periudhe. Shembulli më i madh mbetet ai i klerikëve katolikë, të cilët u ekzekutuan dhe persekutuan vetëm për shkak të fesë.

38 Martirë të klerit katolik janë pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe. Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj.

Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës. Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrëqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrëqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër. Ati i Shenjtë Papa Françesku i ka bërë një dhuratë të veçantë Shqipërisë, duke dekretuar 5 nëntorin 2016 si datë të lumturimit të 38 martirëve të fesë, pikërisht 2 muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjt të Nënë Terezës. Por edhe më i veçantë bëhet ky moment për kombin shqiptar, pasi vendi i përzgjedhur për shpalljen e tyre të lumë u zgjodh Shkodra, qyteti i cili më së shumti vuajti persekucionin e egër të regjimit komunist, e që i dha pjesën më të madhe të martirëve kësaj toke.

Ndërsa, vetë Papa Francesku, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, tha se klerikët ishin viktima të persekutimit të egër nga regjimi ateist, që dominoi Shqipërinë shekullin e kaluar. 38 klerikët e lumturuar nga Selia e Shenjtë preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME