Kuriozitete

Cila është për ju shenja më ero.tike e horoskopit

Duke menduar për ne, dikush na bën të përshkojmë të gjithë Kamasutran, por kurrë nuk mund ta dimë me saktësi se cili person, me cilat karakteristika tërhiqet nga ne. Yjet, nga ana tjetër, na zbulojnë kush joshet fshehurazi prej nesh.

Thuhet shpesh se të gjithë jemi fantasia erotike e dikujt, por mund të ndodhë që ky person nuk ka kurajon të na e thotë ose të na lërë ta kuptojmë. Horoskopi i yjeve na ndihmon të kuptojmë se cila nga shenjat e Zodiakut tëhiqet nga ne.

Dashi- Ju jeni një person që aspironi arritjet dhe, meqë keni zakon të bëni hapin e parë drejt personit që ju pëlqen, shpesh nuk e kuptoni se ka kaq shumë individë të tjerë që zhvillojnë strategji të rafinuara dhe misterioze me shpresën se do t’ju fitojnë. Ju ndoshta nuk e kuptoni se jeni ëndrra erotike e Shenjës së Peshqve, e cila dëshiron të ketë në anën e saj një person të virgjër, të zjarrtë, i cili e imponon veten me forcë të madhe karakteri edhe në sferën erotike dhe seksuale. Mund të jetë një përzierje e këndshme.

Demi – Një person sensual dhe i ëmbël si ju është padyshim ëndrra erotike e shumë shenjave, që do të bënte gjithçka për të nuhatur lëkurën tuaj të butë dhe me parfum të këndshëm ose për të prekur trupin tuaj. Midis këtyre, sidoqoftë, dallohet dhe është Shenja e Gaforres. Megjithë fasadën e saj të fortë, në të vërtetë, ajo fsheh një natyrë shumë të gjallë erotike dhe shpesh mund t’ju bëjë të ndani fantazitë më të mëdha seksuale që ka ndaj jush. Realizimi i ëndrrës tuaj mund të jetë një përvojë emocionuese edhe për vetë ju.

Binjakët – Ideja për të qenë ëndrra erotike e dikujt ju argëton. Por nuk do të mendonit kurrë se ky person mund të jetë I shenjës së luanit. Megjithë krenarinë dhe egocentrizmin e tij të madh, ai ju rendit në radhë të parë në ëndrrat e tij erotike, ku pasioni triumfon mbi gjithçka.

Gaforrja – Një nga karakteristikat tuaja është që ju jeni një person shumë afër traditave të familjes. Për ju nuk është thelbësore të udhëtoni dhe të eksploroni botën, por ajo që është e rëndësishme është të keni një bërthamë të afërmish me të cilët të ndani çdo moment të jetës suaj. Gjëja më interesante është se shenja që humbet kokën seksualisht për ju është Shigjetari, i cili ka zakone krejtësisht të ndryshme nga tuajat. Të qenit të ndryshëm është pjesa më emocionuese në këtë marrëdhënie. Ju mund të përjetoni emocione ekstreme!

Luani – Personaliteti juaj i shkëlqyer nuk kalon asnjëherë pa u vënë re. Ju pëlqen të merrni komplimente nga kushdo, por kjo nuk do të thotë që në fund tiu jepeni të gjithëve. Pasioni juaj dhe euforia juaj ju lejojnë të mendoni se jeni të dëshiruar prej kujtdo, mund të mahniteni nga fakti që ju jeni ëndrra erotike e Ujorit. Është pikërisht shembulli klasik në të cilin kundërshtarët tërheqin. Ujori është i çmendur dhe nuk do të gjejë rezistencë nga ju.

Virgjëresha – Zakonisht jeni një person shumë i kulturuar dhe inteligjent, me të cilin mund të flisni për ccdo temë, me kuriozitet dhe interes. Ju jo gjithmonë e kuptoni se sa seksi është kjo anë intelektuale e juaja. Natyrisht, shenja që më shumë se çdo tjetër thurr fantazi seksuale mëkatare ndaj jush është Binjakët. Ai mund të bëjë dashuri me ju edhe thjesht me mendimin dhe idenë e bisedës pak përpara se të arrijë kulmin e kënaqësisë. Kjo është një nga ëndrrat e tij të përsëritura. Kombinim i bukur!

Peshorja- Shenja juaj është e lidhur me elegancën, rafinimin dhe bukurinë. Është me të vërtetë e vështirë të mos prekesh nga mënyrat e tua, por një gjë është të vlerësosh anën tuaj estetike dhe një tjetër është të provosh një tërheqje të fortë seksuale ndaj jush. Pastaj duhet ta dini se perfeksionizmi juaj e bën Shenjën e Virgjëreshës të çmendet, se ju kushton mendimet e saj më të çoroditura seksuale për ju. Fotografitë tuaja janë materiali i preferuar erotik i virgjëreshës.

Akrepi – Zakonisht thuhet se shenja juaj është më e mira në fushën seksuale dhe ju pëlqen ky reputacion sepse e dini që askush nuk do të zhgënjehet nga performanca juaj seksuale. Për ju, aromat janë një element thelbësor i jetës suaj dhe kur bëni dashuri me dikë, ju vendosni të gjithë intensitetin dhe aromën për të cilën jeni të aftë. Demi e di këtë dhe është pikërisht arsyeja pse në ëndrrat e tij erotike jeni gjithmonë i pranishëm. Megjithë të qenit të ndryshëm, së bashku nuk mund të lodheni kurrë duke bërë seks.

Shigjetari- Për ju, seksi është një formë shumë interesante dhe argëtuese e komunikimit. Nëse fizikisht ju pëlqen një person, mos humbni shumë kohë për t’ia bërë atyre ta kuptojnë. Problemi është se shumë shpesh ju mund të afroheni vetëm në rolin e dashnorëve. Shenja e Bricjapit mund të mbërthehej butësisht në këtë kurth dhe të ëndërronte për ju për javë të tëra duke e ditur që kurrë nuk do të kishte asgjë tjetër midis jush përtej ndonjë nate të mrekullueshme në emrin eros.

Bricjapi– Ju jeni një person i kontrolluar, por mprapa mbrojtjes tuaj qëndron një dëshirë shumë e fortë mishngrënëse. Nuk është për t’u habitur, në lidhje me Shenjën tuaj, Ne shpesh flasim për një pasion të ftohtë. Dashi do të ishte ideal për shenjën tuaj.

Ujori– Ju jeni një person shumë i pakapshëm dhe, nëse keni frikë se një person dëshiron të jetë i lidhur me ju, do të ikni edhe pse ekziston një tërheqje seksuale shumë e fortë. Sigurisht, të jesh fantasia erotike e dikujt është fantastike dhe shenja juaj do të shkonte shumë me një person të shenjës së akrepit.

Peshqit – Mënyrat tuaja sensuale dhe të buta, shpesh tërheqin shumë admirues, të cilët e shfaqin pëlqimin ndaj jush me një ëmbëlsi ekstreme, shpesh duke ju kushtuar këngë ose poezi. Disa njerëz humbasin një aspekt shumë seksi të karakterit tuaj dhe Shenja e Peshores mund të perceptojë se tek ju ekziston ai element magjik që e bën seksin mahnitës. Në ëndrrat e tij erotike shpesh ka një shkëmbim rolesh, gjë që do t’ju lejonte të dyve të përjetonit diçka të pazakontë në krahasim me atë që jeni mësuar

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button