Kuriozitete

Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, publikoi magazina britanike ‘’The Economist’’. Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë. Më pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku. I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë.

Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të. Problemet me furnizimin dhe masat antikovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete në botë, thuhet në analizën e ‘’The Economist’’.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: