Kuriozitete

Dylli që gjeti në mbeturina mund t’i sjellë të ardhura mbi 100 mijë dollarë

Masa e dyllit që gjeti një burrë në plazh mund të ketë një vlerë rreth 100 mijë dollarë.Teksa po kontrollonte në koshin e plehrave, Somsak Boonrith,  45 vjeç gjeti masën e madhe të dyllit. Ngjarja ndodhi të dielën (10 nëntor) në ishullin Satun, në jug të Tajlandës. Masën rreth 2.2 kg e mori me vete në shtëpi duke besuar se përdoret si substancë në parfume. Somsak shpreson që kjo të jetë e vërtetë dhe të mos kontrollojë më asnjëherë në mbeturina.

“Unë isha peshkatar, por një stuhi goditi anijen time. Tani unë dal në breg të detit dhe shoh në mbeturina që të gjej ndonjë gjë me vlerë. Po shpresoj të shes masën e dyllit dhe të blej një anije të re për të siguruar të ardhura për familjen”, tha ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button