Kuriozitete

Foto/ Është nga Turqia, njihuni me gruan më të gjatë në botë

Rumesa Gelgi nga Turqia është konfirmuar gruaja më e gjatë në botë nga Rekordet Botërore “Guinness”. 24-vjeçarja ka një gjatësi prej fenomenale 215.16 centimetra, kjo për shkak të sëmundje të quajtur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, tha “Guinness “në një deklaratë.

Gelgi u ri-mat këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në 2014, në moshën 18 vjeçare. “Është një nder të mirëpres Rumeysa përsëri në librin e rekordeve. Krenaria e saj është një frymëzim,” tha Craig Glenday, kryeredaktor i Guinness World Records, në deklaratë.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz në një karrige me rrota. Lartësia e saj i intrigon njerëzit kur e shohin, por shumica e tyre janë të sjellshëm dhe mbështetës shprehet ajo. “Çdo dis-avantazh ndonjëherë mund të kthehet në një avantazh, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, dhe jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj,” tha ajo në deklaratë.

Ndërsa burri më i gjatë në botë, Sultan Kwsen, është gjithashtu nga Turqia dhe është i gjatë 251 centimetra. Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se mbajtësit e rekordeve për gjatësinë nga meshkuj dhe femra janë nga i njëjti vend që konsiderohet “një dukuri e rrallë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: