Persona të ndryshëm zgjedhin forma të çuditshme për të fshehur mallrat që vjedhin nëpër markete. Çanta është vendi klasik i fshehjes, por kjo vajzë nga qyteti Krasnodar në Rusi ka kaluar çdo imagjinatë. Kamerat e sigurisë e kanë kapur atë duke fshehur produkte të vjedhura tek reçipetat dhe mbathjet.
Fillimisht ajo sheh nëse ka apo jo të tjerë klientë përreth dhe më pas bën veprimin e çuditshëm. Por, kamerat kanë zbuluar gjithçka duke i prishur kështu edhe planin vajzës.