Ashtu sikurse shumë të tjerë Valcineia Machado u përball me krizën e koronavirusit, dhe për shkak se goditi rëndë biznesin e saj, asaj i është dashur të gjejë një zgjidhje për të mbijetuar.
Machado, e njohur gjithashtu si Roberta shndërroi makinën e saj në një dyqan lëvizës lulesh, pas shpërthimit të pandemisë në Rio De Janeiro. Falë kësaj ideje, ajo është bërë një hit në lagjen e plazhit Copacabana të Rios.