Kuriozitete

Gruaja shpenzoi 16 mijë dollarë për t’ia festuar ditëlindjen qenit

Një grua nga Kina harxhoi pothuajse 16 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit të saj me një shfaqje ajrore. Sipas medieve të huaja, gruaja, e cila nuk është identifikuar, mori me qira 520 nga pajisjet fluturuese për formuar mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”, në qiell mbi lumin Xiangjiang në Changsha. Dronët më pas fluturuan në formacione që formuan modele të një torte ditëlindjeje.

Gruaja ka harxhuar 100 mijë yuan – rreth 15,700 dollarë për t’i marrë me qira dronët. Megjithatë ky festim nuk shkoi shumë mirë me autoritetet, të cilat thanë se duhej larguar dronët pasi “fluturuan” në zonat e ndalim-fluturimit mes ndërtesave shumëkatëshe aty pranë. Një zyrtar tha se njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close