Categories Kuriozitete

Horoskopi 2 Qershor 2020

Dashi – Nëse  jeni duke menduar për të bërë diçka të re, kjo është koha e duhur. Sot është një ditë e shkëlqyër për t’u përqëndruar në gjërat që prej kohësh keni dëshirë t’i bëni. Sot nuk përjashtohen edhe mundësitë për një njohje të re.

Demi – Sot duhet të merni një vendim të rëndësishëm. Kontakte të reja dhe emocionuese mund të vijnë në jetën tuaj sot. Shfrytëzoni sa më shumë të jetë e mundur gjithçka që dita do sjellë.

Binjakët – Sot është dita që ju duhet të përqëndroheni më tepër në marrëdhënien tuaj. Dashuria paraqitet shumë premtuese dhe nëse jeni në një lidhje, sot mund të merrni dhe vendimin për një hap të mëtejshëm në marrëdhënien tuaj.

Gaforrja –  Dita sot paraqitet mjaft e mirë. Çfarëdo gjë që jeni duke pritur do të viijë tek ju në mënyrën më të mirë. Më në fund do të shihni rezultatet e përpjekjeve të së kaluarës.

Luani – Dashuria është në krye të listës në ditën e sotme për ju. Përkushtohuni më tepër në lidhjen tuaj, nëse jeni beqar është momenti që të shihni mundësitë që do iu shfaqen.

Virgjiresha –  Disa njerëz do të vijnë dhe do të ndikojnë në ditën tuaj sot. Propozime të reja do të shfaqen në horizont dhe ndoshta ka ardhur momenti që të lëvizni drejt gjërave të reja.

Peshorja – Disa lajme absolutisht të mrekullueshme do të vijnë për ju sot. Puna ose një marrëdhënie do të marrë një drejtim të ri sot. Disa ndryshime që po i prisnit prej kohësh do të shfaqen dhe ky është momenti që gjithmonë e keni pritur.

Akrepi –  Dita sot paraqitet relativisht e qetë.  Lajme të mira do të vijnë për ju dhe gjendja juaj financiare do fillojë të përmirësohet. Nëse keni menduar një ide të re biznesi, kjo është dita kur duhet ta vendosni atë në jetë.

Shigjetari –  Vetëbesimi, optimizmi dhe vendosmëria juaj do të arrijnë në nivelin më të lartë gjatë ditës së sotme. Një partneritet i ri, një ide biznesi, një projekt krijues ose një marrëdhënie e re pritet të shfaqet për ju sot. Jini vigjilentë dhe vlerësoni mundësitë.

Bricjapi –  Sot duhet të jeni më mirëkuptues ndaj të tjerëve rreth jush.  Përkushtohuni më tepër ndaj familjes ose partnerit tuaj ditën e sotme. Ruani qetësinë dhe mos merrni vendime të nxituara.

Ujori – Aktivitetet në grup gjatë ditës së sotme konsiderohen të jenë mjaft të vlefshme për ju. Entuziazmi juaj mund të përhapet tek të tjerët, duke i tërhequr ata në lumturinë tuaj. Shijoni ditën dhe mos lejoni që askush të ndikojë në gjendjen tuaj shpirërore.

Peshqit – Sot duhet të përqëndroheni më shumë tek vetja juaj. Kjo është një ditë ideale për të vënë në jetë projektet dhe idetë tuaja. Dashuria paraqitet shumë e mirë dhe idetë e reja do të rezultojnë mjaft të suksesshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME