Categories Kuriozitete

Horoskopi 2 Shkurt 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.

Demi Të gjithë ata të cilët që nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.

Binjakët Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.

Gaforrja Duhet të mbani parasysh se kush janë personat që duhet të keni si pikë referimi. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë

Luani Kjo e martë do të jetë e mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Lidhjet që do të lindin gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, kjo e martë premton rikuperim.

Peshorja Do të përjetoni një ditë aspak të lehtë, pasi parashikohen një sërë problematikash si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje që me zor e prisni si dhe ekuilibrin e munguar.

Akrepi Kjo e martë do të jetë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaj, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Shigjetari Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetet gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Bricjapi Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Kjo gjë vlen si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale.

Ujori Të lindurit e kësaj shenje më në fund do lënë pas shpine, ndikimin e kundërt të planetit Mars. Kjo gjë do ju lejojë që të shënoni përparime si në sferën sentimentale edhe profesionale.

Peshqit Kjo e martë parashikohet të jetë mjaft e mbushur me angazhime. Gjithashtu parashikohen zhvillime të rëndësishme lidhur me zhvillimet profesionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME