Categories Kuriozitete

Horoskopi 4 Mars 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetësoni nëse njerëzit ju akuzojnë se jeni mendjembyllur.

Demi Kjo nuk është një ditë shumë e mbarë për suksese financiare, prandaj mos e prekni portofolin tuaj ose mos nënshkruani asnjë dokument që do t’ju angazhojë në një shitje të kushtueshme. Asnjë investim që bëni nesër nuk do të sjellë fitime.

Binjaket Një nga marrëdhëniet tuaja po ecën ngadalë drejt një niveli të ri. Ju mund të keni dëgjuar disa këmbana alarmi kohët e fundit. Është shumë shpejt që të tregoni nëse ka gjëra për t’u shqetësuar, prandaj mos veproni i bazuar tek frika dhe dyshimet.

Gaforrja Njerëzit në jetën tuaj janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej tyre ka diçka për t’ju mësuar nesër. Jini i hapur për leksione dhe do të kuptoni gjëra të reja rreth disa personave që i njihnit ndryshe.

Luani Kjo është një kohë për të ndier fuqinë tuaj magnetike dhe me të vërtetë të besoni se kur shkoni diku, njerëzit arrijnë ta vënë re hyrjen tuaj. Ndonjëherë kjo mund të jetë një barrë, pasi i frikëson njerëzit dhe ju detyron që të jeni ju ai që e bën lëvizjen e parë.

Virgjeresha Pse jeni në një nxitim të tillë? Askush nuk po ju ndjek edhe pse është e vërtetë se të gjithë të tjerët i keni lënë prapa. Kjo është arsyeja më e madhe për ju që të ngadalësoni ose të ndaloni për një pushim. Planet e ardhshme që do të keni do të duhet të presin gjithsesi.

Peshorja Nëse bëni një vepër të mirë do të paguheni në një milion mënyra të ndryshme. Një promovim duket në sfond, por duhet të kapni momentin për të mos e humbur si shans.

Akrepi Pse keni një qëndrim negativ kohët e fundit? Është koha ta shikoni gotën gjysmë plotë, jo gjysmë bosh! Ky nivel dyshimi që keni ndaj njerëzve të tjerë duhet të largohet dhe sa më shpejt.

Shigjetari Një gjë e mrekullueshme ndodh kur komplimentoni të tjerët sepse komplimentet ju kthehen mbrapsht. Besimi juaj po rritet shpejt tani dhe është i rrënjosur në gjëra shumë të qëndrueshme.

Bricjapi Nesër mund të vëreni se jeni më idealist se shumë nga njerëzit me të cilët rrethoheni. Ajo që është e sigurt është se njerëzit e afërt me ju e duan mënyrën si e shikoni jetën.

Ujori Ju do të duhet të përdorni energjinë tuaj për të hedhur poshtë çdo gjë që ndan njerëzit nga njëri-tjetri. Zgjuarsia juaj do të jetë shumë e dobishme në momente tensioni. Me paratë gjërat do jenë stabël.

Peshqit Pushteti korrupton, dhe pushteti absolut është më i rrezikshëm prandaj jini të kujdesshëm ndaj dikujt që ka shumë autoritet mbi jetën tuaj. Ky person mund të bëjë një lëvizje shumë agresive sot ndaj do të duhet të mbroheni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME