Categories Kuriozitete

Ikonë kombëtare, ndërron jetë traktoristja e parë femër që u bë frymëzim i qindra grave

Një grua e cila ishte dhe shoferja e parë femër për traktorë në Kinë, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeç. Ajo është shpallur edhe si ikonë kombëtare. Në vitin 1948, Liang Jun u bë e vetmja femër në Kinë që mori detyrën, kur u regjistrua në një klasë stërvitore për traktorët. Më shumë se një dekadë më vonë, imazh i saj që drejtonte me krenari një traktor u shfaq në kartëmonedhën një-juan të Kinës.

“Askush nuk mund të vozisë ashtu si unë,” kishte thënë ajo në një intervistë të hershme. “Nuk kam asnjë pendim në këtë jetë”. Liang Jun lindi në 1930 në një familje të varfër në provincën e largët të Kinës Heilongjiang. Ajo i kaloi shumicën e viteve të para duke ndihmuar në një fermë, si dhe duke studiuar në një shkollë rurale. Në 1948, kur një shkollë lokale hapi një kurs për të trajnuar drejtuesit e traktorëve, ajo e shfrytëzoi këtë mundësi.

Sipas mediave lokale, ishin 70 meshkuj në klasë dhe Liang Jun ishte gruaja e vetme. Pasi përfundoi trajnimin e saj, ajo u bë shoferja e parë për traktor në vend. Një vit më vonë, udhëheqësi komunist Mao Zedong njoftoi krijimin e Republikës Popullore të Kinës. Në epokat e mëparshme në Kinë, fisnikët, poetë dhe udhëheqësit ushtarakë ishin ata që duhet të admiroheshin. Por kur komunistët morën pushtetin në 1949, lindi një lloj i ri hero – punëtori model. Shteti kinez promovoi individë të varfër dhe punëtorë.

Liang Jun ishte një nga të parët dhe një nga punëtorët e këtij modeli. Fytyra e saj e buzëqeshur ndërkohë që drejton traktorin e saj në kartëmonedhën “një-juan” duhej të frymëzonte të tjerët. Ajo u bë një simbol për të gjitha gratë kineze, dhe mundësitë që hapën për to. Liang u bë një inxhiniere dhe politikane. U bashkua me Partinë Komuniste Kineze (CCP) si anëtare dhe më vonë u dërgua në një shkollë në Pekin për të mësuar më shumë rreth makinerive bujqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME