Një vogëlush një-vjeçar po bën bujë nëpër rrjetet sociale. “Chef Kobe” më pëlqen “të gatuajë, hajë dhe eksplorojë në kuzhinë”, janë fjalët që bien në sy në biografinë e tij në llogarinë e Instagram-it. Në videot që ngarkohen në internet nga prindërit e tij, Kobe shfaqet duke ndihmuar në përgatitjen e ushqimeve.
Nëna e tij, Ashley Wian, i tha CNN-it se videot filluan si formë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen. “Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe preferon të bëjë në shtëpi.
Ai e dashuron atë që e bën”, tha ajo. Kuzhinieri një-vjeçar ka përreth 1.3 milion ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.