Kuriozitete

Ky punëtor i McDonald’s i ka 92 vjet dhe as që e ka në plan të pensionohet

Ky njeri është vërtet i përkushtuar për punën e tij. Bëhet fjalë për një punëtor të McDonald, i cili së fundmi festoi një ditëlindje të rëndësishme. Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, ai jo vetëm që ka punuar në kompani për më shumë se dy dekada, ai gjithashtu mund të thotë tani se ai është një nga punonjësit më të vjetër që ka veshur uniformën e kësaj kompanie. Madje, pavarësisht se të shtunën u bë 92 vjeç, Ike Baker nuk ka plan të dalë në pension, raporton WTVC.

Në fakt, ai i tha mediumit në fjalë që shpreson të punojë në restorantin në Dejton, Tenn., për të paktën 10 vjet të tjerë. Duke punuar si mikpritës, detyrat e Baker përfshijnë përshëndetjen e klientëve dhe sigurimin që të gjithë të kenë atë që u nevojitet.

Bëhet e ditur se punonjësi i lumtur ka punuar për McDonald për 21 vjet. Ndërkohë, menaxherja e restorantit, Sabina Kaylor, ka thënë se Baker është i njohur për të gjithë. Sipas saj, jo vetëm që ai është akoma i mprehtë dhe aktiv, por është edhe kënaqësi të punosh me të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button