Categories Kuriozitete

Më mirë se një kirurg, Roboti kryen operacionin e parë laparoskopik të zorrëve në SHBA

Për herë të parë një robot kreu me sukses një operacion në indin e butë të zorrës së derrit pa asnjë ndihmë apo ndërhyrje njerëzore, duke arritur kështu një moment historik në rrugën drejt një operacioni plotësisht të automatizuar në të ardhmen.

Studiuesit, të udhëhequr nga Asistent Profesor Alex Krieger i Departamentit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin John Hopkins në Baltimore, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën Science Robotics, përdorën Sistemin e ri Autonom të Indeve Smart.

“Gjetjet tona tregojnë se ne mund të automatizojmë një nga detyrat më të ndjeshme dhe delikate në kirurgji: Rilidhjen e dy skajeve të një zorrë. “STAR kreu procedurën në katër kafshë dhe dha rezultate dukshëm më të mira se njerëzit që bënin të njëjtën procedurë,” tha Krieger.

Roboti e kreu jashtëzakonisht mirë anastomozën e zorrëve, proces që kërkon një nivel të lartë saktësie të lëvizjeve të përsëritura.

Lidhja e dy skajeve të një zorrë konsiderohet si një nga hapat më të vështirë në kirurgjinë gastrointestinale. Dridhja apo gabimi më i vogël i dorës së kirurgut mund të rezultojë në komplikime katastrofike për pacientin.

Kirurgjia e indeve të buta është jashtëzakonisht e vështirë për robotët për shkak të natyrës së saj të paparashikueshme, e cila kërkon që ai të jetë në gjendje të rregullojë shpejt lëvizjet e tij sipas pengesave të papritura që has.

STAR ka rritur autonominë dhe ka përmirësuar saktësinë kirurgjikale, falë një sistemi të ri kontrolli që rregullon lëvizjet robotike në kohë reale, siç do të bënte një kirurg njerëzor.

Një endoskop i ri 3D me vizion të përmirësuar mekanik dhe një algoritëm të inteligjencës artificiale, i projektuar nga studiues amerikanë, e drejton STAR.

Sipas Krieger, “është sistemi i parë robotik që mund të projektojë, përshtatet dhe kryejë operacione të indeve të buta me ndërhyrje minimale njerëzore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME