Categories Kuriozitete

Nëse nuk ndjek këto rregulla në Pallatin Mbretëror je i pushuar

Të jetosh në një Pallat Mbretëror duket si një ëndërr, por nuk thuhet e njëjta gjë nga stafi që punon aty. Edhe pse ata e shohin si nder, në fakt shumë nga rregullat strikte duken joreale për njerëzit e tjerë. Disa prej tyre jua tregojmë më poshtë:

1.Stafi nuk mund të pastrojë me fshesë korenti para orës 10 të mëngjesit. Kështu që ata përdorin fshesën. Ky rregull është vendosur për të mos zgjuar familjen mbretërore shumë herët.

2.Stafi nuk lejohet të shkelë në qendër të tapeteve. Vetëm familja mbretërore lejohet. Stafi lejohet të ecë vetëm anash dhe kjo bëhet për të shmangur gjurmët e këmbëve

3.Kafeja duhet të shërbehet në një mënyrë të caktuar. Shërbëtorja duhet të përdorë një enë argjendi për kafenë e më pas duhet t’ja jap një shërbëtoreje tjetër, e cila me tabaka ia çon Mbretëreshës.

4.Dado e familjes mbretërore nuk është përgjegjëse vetëm për t’u kujdesur për fëmijët, por edhe për t’i dhënë ide të reja familjes, si për shembull t’u tregojë si ta kalojnë kohën së bashku.

5.Familja mbretërore ka një parukier që është në shërbimin e tyre 24 orë. Ai madje ishte në detyrë edhe pasi Kate lindi beben, për t’i rregulluar asaj flokët.

6.Stafi duhet të jetë “i padukshëm”. Kjo do të thotë se ata nuk duhet të shfaqen shpesh dhe të mos dëgjohen. Ata duhet të sigurohen që me veprimet e tyre nuk po shqetësojnë askënd dhe nuk po bëjnë zhurmë.

7.Princi Charles nuk bën shumë gjëra vetë. Shërbëtorët i bëjnë gati rrobat, e mbështjellin me peshqir pas dushit dhe madje i bëjnë gati furçën e dhëmbëve dhe kolinozin.

8.T’i shërbesh mëngjesin me drithra Mbretëreshës nuk është e lehtë. Ajo dëshiron që drithrat të shërbehen në një tas plastic pasi ushqimi mbahet më i freskët dhe konsumon vetëm drithrat e saj të preferuara.

9.Ka edhe një tjetër rregull që duhet të ndjekin dadot. Ato duhet të palosin rrobat e bebeve në një mënyrë të caktuar.

10.Dadot kanë gjithashtu një uniform speciale që duket si veshja e Mary Poppins.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME