
Autoritet kineze do të përpiqen të ndalojnë disa nga trendet më të çuditshme që zbatohen në dasma.
Qeveria mendon se shumë prej mënyrave se si festohen martesat pasqyrojnë dhunë.
Këto dasma gjithnjë e më shumë po përfundojnë në aksidente, ndërsa priten masa të rrepta.
Një nga lojërat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, dhe duhet të pengojë dhëndrin që të futet brenda.
Ai duhet të luftojë me çdo kusht që të futet.
Kur teprohen, këto lojëra kanë kaluar në dëmtime të rënda.
Në një nga traditat e reja, çifti shoqërohet te dhoma ku do të konsumojnë martesën dhe të ftuarit i nxitin të fillojnë të puthen.
Një tjetër traditë është që nusja të mbyllet në shtëpi, dhe dhëndri duhet të bëjë të pamundurën ta marrë. Qoftë edhe të thyejë derën me çekiç. Kjo ka shkaktuar shumë lëndime.
Në këtë rast, nusja dhe dhëndri janë lidhur bashkë në një pemë.
Babai duke marrë nusen “me forcë” nga shtëpia e vet, për t’ia çuar të birit.
Një traditë shumë e përhapur në disa zona është hedhja e nuses në ujë.
Një traditë e rrezikshme është ajo e të qëlluarit të nuses me shigjeta (pa majë), por që gjithashtu përfundon me lëndime. Pasi e qëllon nusen, dhëndri shkon dhe thyen shigjetat, që simbolizon bashkimin.
Të qarët me plan është një tjetër traditë që është shtuar. Nusja dhe të afërmit qajnë për faktin që do të ndahen.
Lojërat që bëhen në dasmë sa vijnë e bëhen më ekstreme, gjithnjë e më shumë me përmbajtje seksuale.
Në këtë rast, dhëndri ka vënë një tullumbace mes këmbëve të nuses dhe duhet ta çajnë në sy të shokëve.
Ngrënia e një molle pa duar është tashmë një traditë që nuk duket e dëmshme, në krahasim me të tjerat.
Këtu janë duk sulmuar dhëndrin e lidhur me ujë.
Kinezët kanë nisur të shpenzojnë shumë për dasma, rret 12 mijë dollarë. Dhe përpiqen të bëjnë foto sa më ekstreme. Dalin disa ditë para dasmës enkas për foto, në vende të ndryshme e madje edhe jashtë vendit.