fbpx
Kuriozitete

Olti Curri ironi me Ramën, poston momentet e ngecjes dhe lavdërimit

Blogeri Olti Curri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se sin ë disa momente kryeministri Edi Rama ka ngecur dhe nuk ka gjetur dot fjalët gjatë një konference për shtyp. Këto pamje, Curri i ka bashkëngjitur edhe me momentet e ‘lavdisë’ së Ramës, i cili me gojën e tij, dëgjohet të thotë se nuk ka konkuret në gjuhën e folur dhe as në atë të shkruar.

“Me Facebook, thjesht dhe vetëm bën….siç i themi ne, ha bukën, si është ajo shprehje…ha bukën e…ë? Si është? E mirë…më fal për modestinë, te gjuha e folur apo e shkruar nuk njoh konkurencë, nuk konkuroj unë as me ju as me kundërshtarët e mi…siç i themi ne…,”- dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar nga Olti Curri.  Krah videos, Curri ka me ironi lë të nënkuptojë se e ka fajin pilafi për këto ngecje.  “Mos e bofte piken e hajrit kush ta ka nderru doren e pilafit ty,”- shkruan Olti Curri krah videos.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button