fbpx
Kuriozitete

Rrokaqielli më i madh në botë: Projekti 4,8 miliardë dollarë (Foto)

I rëndë më shumë se 12.000 tonelata, struktura unike horizontale shtrihet në 300 metra mbi katër rrokaqiej në qytetin Chongqing në jugperëndim të Kinës. Ky rrokaqiell i pazakonshëm i quajtur “Crystal”, është ndërtuar në kuadër të projektit “Raffles City”, të cilin e ka projektuar firma arkitektonike “Safdie Architects”

Rrokaqielli i mrekullueshëm horizontal pikërisht është urë “qiellore” e këmbësorëve i cili do të ketë restorante dhe bare, galeri, kopshtin me 120 pemë, pishina, klub për banorët e kompleksit, si edhe opservatorin publik me pamje spektakolare në qytetin dhe grykën e lumenjve Jangce dhe Jialing. E dizajnuar si gyp masiv eliptik nga xhami dhe çeliku, ura është e vendosur në lartësinë prej 250 metrash, që e bën urën më të lartë të këmbësorëve në botë, transmeton Telegrafi.

Struktura e lakuar e gjerë është 32,5 dhe e lartë 26,5 metra. Gjithsesi pjesa më atraktive e strukturës është pikërisht panorama nga dyshemeja e qelqtë, e cila është vendosur në një pjesë të urës. Deri ta ajo arrihet me ashensor të shpejtë për 50 sekonda, ndërkaq qasja në ujë bëhet nëpërmjet kopshteve “qiellore”.

Gjelbërimi është mbjellë edhe rreth pishinës “së pafund”, skaji i së cilës prek murin e qelqtë të urës. “Crystal” shtrihet në maje të katër rrokaqiejve të destinimeve të përziera, ndërkaq në kullat fqinje të larta 350 metra është e lidhur me ura.

Projekti i vlefshëm 4,8 miliardë dollarë – “RafflesCity” përfshin plot tetë rrokaqiej të lartë 250 dhe 350 metra. Përfshin sipërfaqen prej 9,2 hektarësh dhe ka qendrën tregtare prej 235.000 metrash katrorë, hapësira afariste, 1.400 apartamente banimi, rezidenca dhe hotelin. I gjithë kompleksi do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button