Në plazhin Myrtle Beach në Karolinën Jugore të SHBA’së u xhirua një pamje mahnitëse e një lloj shqiponje që kishte në kthetra një lloj peshkaqeni. Filmi i famshëm amerikan Jaws kishte trembur një botë tërë të dilnin në plazh me peshkaqenin e tmerrshëm, por tani një tjetër grabitqar doli të jetë gjuetar dominues.
Ekspertët symprehtë shpejt e zbuluan se bëhej fjalë me shumë gjasë për një fajkua deti e preja e tij nuk ishte peshkaqen. Shumë njerëz ju kishte lënë përshtypje dhe vlerësuan si gjëja më mbresëlënëse në rrjetin social Twitter.
Anyone know what type of bird this is and is it holding a shark? #myrtlebeach 📽 Kelly Burbage pic.twitter.com/gc59xihiM7
— Tracking Sharks (@trackingsharks) June 30, 2020