Kuriozitete

Shkojnë për ta arre.stuar, dy policët përballen me skenën e paimagjinueshme (Video)

Ishte parashikuar të jetë një operacion i vërtetë policor, por rezultoi komplet e kundërta. Në momentin kur dy policë tentuan që të kryejnë arrestimin e 31-vjeçarit, Scott Symmond u përballen me një episod aspak komod. Pasi kishin marrë informacion që në shtëpinë e tij vinte një zhurmë e paprecedent, dy punonjësit e policisë zgjodhën që të hynin në banesë nga dera e jashtme e saj.

Dera ishte pa çelës dhe kjo i krijoi mundësinë policive që të futeshin brenda. Kur nuk kanë asnjeri vërdallë, punonjësit e policisë nisën të thërrasin. Reagimi ishte i shpejtë, por tepër i çuditshëm. 31-vjeçari iu përgjigj thirrjeve të tyre, por u shfaq me një mitraloz në dorë.

Skenë që trembi tej mase policët, të cilët u larguan me vrap nga të munden. Por, më pas, kur edhe forcat e policisë rreth banesës së tij u shtuan, u bë edhe arrestimi i Scott, që u ndëshkua me 4 vite dhe 9 muaj burg. Skena ishte e denjë për skenar filmi, por policia u përballë me fakte mjaft interesante më pas.

Mitralozi tip AK47 ishte fallco, teksa në shtëpinë e Symmonds u gjetën edhe tre pistoleta pa fishekë. Diçka komplet e sajuar nga Scott, të cilat vijnë përmes kësaj video të montuar në trupin e njërit prej policive.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: