Categories Kuriozitete

I keni të gjithë në shtëpi/ Këto janë ushqimet që na shpëtojnë nga dhimbjet e forta të kokës

Dhembja e kokës ndonjëherë shkaktohet nga mungesa e vitaminave, të cilat gjenden në disa artikuj që e eliminojnë kokëdhimbjen Dhembjet e kokës mund të pengohen me vitaminën B2, e cila gjendet në drithëra, në tharmin e birrës, në kajsi të thata dhe në hirrë Supozohet që kjo vitaminë përmirëson aktivitetin e pjesëve të qelizave të cilat e prodhojnë energjinë.

Nëse dhembja e kokës nuk pushon për shkak të tendosjes të enëve të gjakut, do të veprojë naicina e cila gjendet në oriz integral, bizele, perime të gjelbra, peshk dhe në mishin e tonit. Sipas ekspertit të ushyqerjes Erin Palinski, dhimbja e kokës në disa raste shkaktohet nga mungesa e kaliumit. Një patate furre mund t’ju vinte shumë në ndihmë.

Sipas mjekes Stella Metsovas, në shumë raste kjo shkaktohet nga dehidratimi dhe një burim i mirë uji do të ishte patatja e ëmbël që përmban edhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të luftuar dhimbjen. Uji. Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.

Kosi. Sugjerohet konsumi i rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalcium e që kokëdhimbja të mbahet larg. Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.

Farat e susamit. Janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësimin e dhimbjes. Ulin presionin e gjakut dhe për pasojë lehtëson dhimbjen e kokës. Janë të pasura me vitaminë B6 që ndikon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru. Ky hormon vepron si anti-depresiv por qetëson edhe dhimbjet.

Farat e linit. Janë të pasura me omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore. Kanë veti anti-inflamatore, kundër dhimbjes si edhe të vjellave. Konsiderohet si trajtues natyral edhe për dhimbjet e kokës.

Specat djegës. Ky efekt qetësues shkaktohet nga përbërësi i quajtur capsaicinë që vepron si qetësues jo vetëm në rast dhimbje koke, por edhe shpine apo dhëmbësh. Janë të pasura me vitaminën B3 që qetëson enët e gjakut si edhe nervat. Shpesh mungesa e kësaj vitamine shkakton stres dhe dhimbje koke.

Avokado. Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.

Fiqtë. Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht parandalon dhimbjet e kokës.

Salmoni. I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME