Categories Kuriozitete

Sot dita është barazuar me natën, çfarë duhet të dimë për ekuinoksin e vjeshtës

Erdhi koha ti themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën.

Ekuinoksi i vjeshtës hyri sot në orën 08:50 të mëngjesit të 23 shtatorit. Orët e ditës tani do të vazhdojnë të ulen gradualisht deri në solsticin e ardhshëm dimëror më 22 dhjetor.

Ekuinokset janë ditët në të cilat gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës dhe orët e errësirës do të rriten deri në ditën e solsticit të dimrit, 22 dhjetorin e ardhshëm.

“Në orën 8.50 të mëngjesit të 23 shtatorit, Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, domethënë projeksioni i orbitës së Tokës në qiell, kaloi ekuatorin qiellor nga veriu në jug”, sipas astrofizikanit Gianluca Masi.

Që nga ky moment nata do të fillojë të mbizotërojë, duke marrë hak ndaj stinës së verës dhe ditëve të gjata. Kjo padyshim që do t’i lumturojë disi astronomët, të cilët do të kenë më shumë kohë për të admiruar qiellin.”

Termi ekuinoks rrjedh nga latinishtja ‘aequa nox’, që do të thotë natë e barabartë, për të përshkruar këtë moment të veçantë të vitit që përsëritet vetëm dy herë, ekuinoksi tjetër shënon fillimin e pranverës. Kjo do të thotë gjithashtu se për ata që janë në ekuator në ditën e ekuinokseve, Dielli është pikërisht në zenit, 90 gradë në sipërfaqen e Tokës, dhe objektet në tokë nuk bëjnë hije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME