Categories Kuriozitete

Të paktën për një shekull toka nuk do të jetë e rrezikuar nga asteroidi Apofis

Asteroidi Apofis, i cili është konsideruar si njëri prej asteroidëve më të rrezikshëm përsa i takon mundësisë së përplasjes me planetin tonë, nuk do të shkaktojë proleme, të paktën këtë shekull.

Konfirmimi vjen nga Agjencia e Hapësirës, Nasa, pas një analize më të saktë të orbitës së trupit qiellor, të njohur ndryshe dhe si 99942.
“Ndikimi i vitit 2068 nuk është më në sferën e mundësive dhe llogaritjet tona nuk tregojnë ndonjë rrezik ndikimi për të paktën në 100 vitet e ardhshme “, tha Davide Farnocchia, studiues pranë NASA-s në një deklaratë.

Asteroidi që mban emrin e hyut egjiptjan të kaosit dhe errësirës është zbuluar për herë të parë në vitin 2004. Sipas parashikimeve të mëhershme, ai po afrohej frikshëm në vitet 2029 ose 2036 dhe kishte mundësi përplasjeje me Tokën në 2068-tën.
“Kjo njohuri e përmirësuar e pozicionit të tij në 2029 jep më shumë siguri të lëvizjes së tij në të ardhmen, kështu që tani mund ta heqim Apophis nga lista e rrezikut,” shton Farnocchia.

Qendra e Koordinimit të Objekteve Afër Tokës mban një listë të rreziqeve, duke ndjekur asteroidet me orbita që i sjellin ato më afër Tokës – aq afër sa të shkaktojnë shqetësime për një ndikim të mundshëm.
Shkencëtarët në qendër përdorin radarë dhe teleskopë për të studiuar objektet afër Tokës dhe për të kuptuar rreziqet që ato mund të paraqesin në planet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME