Categories Kuriozitete

Teknologjia japoneze që të sjell në jetë pasi të ka ngrirë për “vdekje”

Foto ilusturese

Një video që tregon një teknologji japoneze që sjell në jetë një peshk të ngrirë po bën xhiron e rrjetit. Në fillim të videos mund të shohim një peshk i cili zhytet i gjithi një enë metalike të mbushur me akull.

Më pas, pasi peshku është i ngrirë deri në “qelizën” e fundit dhe duket si i ngordhur, personat në video arrijnë ta risjellin në jetë pas shkrirjes me ujë të ngrohtë.

Në momentin që fillon të shkrijë, peshku mund të shihet duke përplasur bishtin në enën me ujë ku ndodhej.

Gjithsesi, peshku në video nuk ka gjasa të ketë qenë plotësisht i ngrirë, por thjesht është lënë në akull të grimcuar në një temperatura të ulëta për një periudhë të shkurtër kohore.

Peshqit mund të mbijetojnë në këtë lloj të ftohti pasi ata përmbajnë proteina “antifreeze” në gjak.

Videoja u ngarkua në faqen e Facebook-ut të Pro Fishing Video të mërkurën dhe ka mbledhur më shumë se 50,000 shikime që nga ajo kohë.

Peshqit e ujërave të ftohta, që jetojnë në zona që ngrijnë, janë në gjendje të prodhojnë agjentë “antingrirje” në gjakun e tyre për t’i ndihmuar që të përballojnë temperaturat e ngrirjes, një tipar i përhershëm ky i peshqve në Antarktidë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME