Categories Kuriozitete

Video/ Një mësuese kollitet qëllimisht mbi fëmijën në supermarket

Një grua është kapur nga kamerat e sigurisë në një supermarket në Kaliforni duke kollitur qëllimisht mbi një fëmijë. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 12 qershor në San Jose dhe pamjet u bënë mjaft virale. Direkt nisi një kërkim për të dyshuarën dhe nëpër postime të ndryshme në mediat sociale shkruhet se ajo është mësuese në shkollën Oak Grove në San Jose, ndërkohë policia nuk ka konfirmuar asnjë nga këto pretendime.

Drejtoria e shkollës ka reaguar duke thënë se, kjo grua tani nuk lejohet më të futet brenda ambjenteve të shkollës derisa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.

“Incidenti i ndodhur në Yogurtland është përçmues. Nuk ka vend në Rrethin e Shkollës Oak Grove për një punonjës i cili me dashje do t’i shkaktonte dëm një fëmije. Nëse ne merrim konfirmim nga Departamenti i Policisë San Jose që individi i përfshirë në incidentin e Jogurtland është punonjësi ynë, do të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Punonjësja aktualisht është pa punë dhe nuk ofron asnjë shërbim për studentët tanë”, thuhet në deklaratë.

DailyMail.com i është drejtuar Departamentit të Policisë San Jose për informacione të mëtejshme. Incidenti raportohet të ketë ndodhur brenda Jogurtland. Gruaja ishte e mërzitur që nëna e foshnjës nuk po mbante një distancë prej gjashtë këmbësh në mes të pandemisë koronavirus.

Në kamera shihet se gruaja ka debatuar me nënën dhe mund të shihej duke tundur duart. Policia është shprehur se gruaja hoqi maskën e saj, iu afrua fëmijës dhe u kollit mbi të të paktën tre herë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME