Categories Lajme

Kush është arkitekti i njohur?

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e sotme se një 73- vjeçar kishte humbur jetën për shkak të koronavirusit. ABC News ka mësuar se ai është arkitekti i njohur Hajdar Kovaçi nga qyteti i Durrësit. Kovaçi qëndroi prej thuajse 3 javësh i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” por për shkak edhe të problemeve të tjera shoqëruese nuk mundi të mbijetonte. Kovaçi ishte një personalitet i njohur në Durrës. Për vite me radhë ka qenë në detyra të ndryshme si zv/president i dhomës së tregtisë, industrisë së qytetit dhe për dy mandate, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, pjesëtar i Këshillit Rregullues të Territorit.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. 29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME