Categories Lajme

Ky është 31-vjeçari që mbajti peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën

Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori peng e dhunoi barbarish për 1 javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh.

Vetë e reja, e cila ndodhet në spital, ka deklaruar se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që ai e dhunonte. Vetë avokati i së resë, në një prononcim për gazetarët kërkoi rikualifikim të veprave penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, në pengmarrje dhe tentativë vrasje.

Avokati po ashtu tregoi se 28-vjeçarja ka lindur e është rritur në Gjermani, ku punonte si infermiere. Me autorin e dyshuar të ngjarjes ishte takuar në një spital atje. Nga ai moment kishin nisur një histori dashurie dhe së fundmi e reja ishte kthyer në Shqipëri.

Shkak për gjithë këtë ngjarje të rëndë dyshohet se u bë xhelozia e sëmurë e 31-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME