Categories Kuriozitete

Ky është aeroporti më i ngarkuar në botë, priti e përcolli 107 milionë njerëz

Aeroporti “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara u shfrytëzua nga 107 milionë udhëtarë vitin e kaluar, duke e bërë atë më të ngarkuarin në botë për 21 vjet me radhë. Ky aeroport shënoi 3.3 për qind rritje të numrit të udhëtarëve, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për trafikun ajror, i cili u publikua të hënën.

Ndryshe, në nivel botëror, numri i udhëtarëve që e shfrytëzuan trafikun ajror shkoi në 8.8 miliardë, që paraqet rritje prej 6.4 për qind, ndërsa transporti i mallrave me aeroplanë gjithashtu shënoi rritje, por për vetëm 3.4 për qind. “Raporti për trafikun botëror të aeroporteve dëshmon se edhe aeroportet e vogla në mbarë botën kanë shënuar rritje të fluturimeve dhe aeroportet e mëdha gjithashtu po rriten”, tha Angela Gittens, drejtoreshë e këtij këshilli.

“Në botë ishin 16 aeroporte që patën më shumë se 40 milionë pasagjerë në vit më 2008, ndërsa tash janë 54 të tilla”, shtoi ajo. Sipas saj, transporti ajror mbështetet në treg të hapur, i cili duhet të rritet, dhe se politikat izoluese e dëmtojnë atë, shkruan “CNN”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME