Mes hijeve të pishave dhe freskisë, rruga të çon në plazhin e Spillesë. Një fshat i vogël i njohur për plazhin që vizitohet kryesisht nga turistë ditorë, shkruan Gazeta Metro. Pajisja me kuponë tatimorë është një tjetër pikë e fortë në Spille, në këtë sezon fushate kundër informalitetit. Ç’ka është më e rëndësishmja, stacionet e plazhit plotësojnë kriteret.
Sinjalistika ujore për pushuesit nuk mungon si dhe kullat e vrojtimit me rojet bregdetare. Dhe mesa duket, Spilleja po i merr pushuesit Durrësit.
