Menjëherë pas nisjes së punës zyrtare nga institucionet, kryeministri Rama ka dërguar në presidencë kërkesat për emërimin e ministrave të rinj, si dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe.
Burime për Fax News bëjnë me dije se kërkesa për dekretimin e ministrave është dorëzuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa nuk dihet ende qëndrimi që mund të mbajë Ilir Meta.
Rasti më i fundit i ndryshimit në qeveri, ishte ai i ministrit Sandër Lleshaj, që çoi në një krisje të thellë mes dy institucioneve, pas refuzimit që Meta bëri fillimisht për emrin e tij.
Ministrat që presin zyrtarizimin:
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka
Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj
Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.
Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi
Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin
Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë