Italia ka nisur rënie e viktimave nga COVID-19 ku në 24 orët e fundit janë shënuar 482 persona të vdekur. Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 23227. Rastet e reja të infektimit janë 3491 duke e çuar në 175925 numrin total të të prekurve.
Lajme të mirë vijnë përsa i përket numrit të të shëruarve, ku ka shkuar në 44927. Sipas kësaj shifre, janë 2200 të shëruar më shumë se dje. Ndërkaq 2733 janë në gjendje kritike, 79 më pak se dje.