Categories Lajme

​11 shenja se mund të keni pasur covid pa e ditur as vetë

Nëse keni pasur një “ftohje të keqe” në këtë sezon ose sapo keni filluar të kolliteni, është e natyrshme të pyesni veten nëse mund të keni pasur një koronavirus pa qenë i vetëdijshëm për të. Amesh A. Adalja, një shkencëtar në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë e Shëndetit, thotë se kjo është e mundur.

“Shumica e njerëzve që kanë koronavirus në të vërtetë kanë një rast të thjeshtë ose të lehtë të infeksionit dhe nuk mund të dallohet nga një i ftohtë ose grip,” shpjegon ai. Përveç kësaj, disa njerëz nuk kanë fare simptoma dhe ata përbëjnë rreth 40 për qind të të infektuarve, sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar me siguri 100% nëse ‘sëmundja’ ose kolla që keni përjetuar ka qenë e lidhur me virusin COVID-19, por ekspertët thonë se disa nga këto shenja dhe simptoma mund të ndihmojnë në përcaktimin saktësisht se çfarë është.

Në fillim të pandemisë, njerëzit besuan se COVID-19 nuk filloi të qarkullonte në Shtetet e Bashkuara deri në fund të shkurtit dhe marsit. Por kërkimi i ri nga Universiteti i Teksasit sugjeron të kundërtën. Shkencëtarët analizuan shtupat e fytit të marra dimrin e kaluar nga pacientët që dyshuan në raste gripi. Këto shtupa u bënë në Wuhan, Kinë (ku zuri fill koronavirusi i ri) dhe Seattle në Uashington (ku u konfirmua rasti i parë i COVID-19 në SHBA), raporton Prevention.

Studiuesit zbuluan se për çdo dy raste gripi, ekzistonte një rast i COVID-19. Si rezultat, ata besojnë se COVID-19 arriti në SHBA diku rreth Krishtlindjeve, transmeton KosovaPress.

Ata gjithashtu deklarojnë se mund të jetë e vështirë të dallosh një të ftohtë nga një formë e butë e COVID-19, por ftohja e zakonshme zakonisht nuk shkakton gulçim, dhimbje koke të forta ose simptoma gastrointestinale që vijnë me COVID-19. E këto simptoma, sipas CDC janë: ethe kollitjegulçim ose vështirësi në frymëmarrje lodhje dhimbje të muskujve ose trupitdhimbje koke humbje e shijes ose erëdhimbje të fytitmbingarkesë ose rrjedhje hundësh të përzier ose të vjella diarre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME